Barcelona u detyrua t’i paguajë mbi gjashtë milionë një punëtori të saj pas transferimit të Neymarit.
Fjala është për Andre Curryn, një agjent i Barcelonës për tregun brazilian.
E përditshmja spanjolle Mundo Deportivo ka zbuluar gjithçka rreth fitimit të madh të Curryt.
Curry ishte njeriu i besuar i ish-presidentit Sandro Rosell dhe kishte kryer transferimin e Neymarit te Barcelona.
Kësisoj në kontratë ishte një klauzolë që i siguronte fitimin e 3% të shumës në rast të shitjes së brazilianit.
Kështu edhe ndodhi, pasi Neymar iu bashkua gjigantit francez Paris Saint Germain për 222 milionë euro.
Agjentit të klubit i takonin 6,6 milionë euro dëmshpërblim por që Barcelona kishte refuzuar t’ia jepte.
Klubi katalunas nuk ia dha fillimisht këtë shifër Curryt pasi pretendonte se Neymar u largua pa dëshirën e klubit.
Por pas disa seancave gjyqësore në gjykatën sportive në Kataluni, Curry ka fituar rastin ndaj klubit të tij.
Kësisoj agjentit i kanë takuar 6,6 milionë euro nga transferimi i Neymarit te PSG. /Telegrafi/