Demi Lovato dhe “Clean Bandit” janë bashkuar për të krijuar atë që mund të jetë hiti i kësaj vere.
Kënga me titull “Solo” do të lansohet në javën e ardhshme, ndërsa këngëtarja dhe grupi kanë bërë të ditur se mund të porositet në iTunes dhe Spotify.
Ky është një prej projekteve të shumta, të cilat i ka realizuar 25-vjeçarja deri më tani në karrierën e saj.
Përveç muzikës dhe aktrimit, ajo është edhe filantrope, ndërsa ka qenë një avokate e çështjeve shëndetësore, si edhe atyre në lidhje me komunitetin LGBTQ+.
Pasuria e Demi Lovatos
Sipas Bankrate, këngëtarja ka një pasuri prej 33 milionë dollarësh (27.5 milionë euro).
Hitet më të mëdha të saj
Sipas Billboard, dhjetë këngët më të mira të Lovatos janë:
“No Promises”
“Skyscraper”
“This Is Me”
“Really Don’t Care”
“Neon Lights”
“Confident”
“Cool For the Summer”
“Give Your Heart a Break”
“Heart Attack”
“Sorry Not Sorry”
Kënga me Clean Bandit
Bashkëpunimi me titull “Solo” do të lansohet më 28 maj (e premte). Ka kohë që spekulohet se është duke u punuar kjo këngë, ndërsa tashmë është konfirmuar nga këngëtarja dhe grupi. /Telegrafi/
Really excited to announce our new single Solo with @ddlovato will be out 18/05 ☀️☀️☀️ pre-order here: https://t.co/ocQWX5GJBt pic.twitter.com/6nGnJU6eld
— Clean Bandit (@cleanbandit) May 10, 2018