Site icon Telegrafi

Pasuria e Thaçit, në deklarimin e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit

Presidenti Hashim Thaçi në deklarimin e tij të pasurisë në Agjencinë Antikorrupsion ka deklaruar se në dy banka ka të kursyera mbi 10 mijë euro ndërsa merr pagë vjetore 33 mijë e 282 euro si president.

Thaçi ka deklaruar para të kursyera në emër të bashkëshortes mbi një mijë euro ndërsa 13 mijë e 500 euro në emër të djalit të tij Endritit.

Lexo po ashtu Ministri Ekrem Mustafa, 2.3 milionë euro pasuri

Sipas AKK-së Presidenti  posedon një shtëpi në vlerë 350 mijë euro për të cilën ka thënë se nuk e ka paguar ende, një shtëpi në fshat në vlerë 80 mijë euro si dhe 7 hektarë tokë po ashtu në fshat në vlerë 180 mijë euro.

Thaçi ka deklaruar vetëm një veturë të bashkëshortes, Lumnie Thaçi e cila ka kushtuar afro 15 mijë euro e që sipas të njëjtit është blerë përmes kursimeve.

Lumnije Thaçi merr pagë vjetore prej 19 mijë e 200 euro nga Universiteti i Mitrovicës, në të cilën edhe ligjëron. /Telegrafi/

 

Exit mobile version