Site icon Telegrafi

Pasuria e presidentit të Uruguait, një “breshkë”

Në deklarimin e pasurisë, Mujica tha se nuk ka llogari bankare dhe as pasuri tjetër, si dhe ferma e vogël të cilën e ka, në të vërtetë është në pronësinë e bashkëshortes së tij. E vetmja gjë në pronësinë e tij është një automobil në vlerë prej 1.500 euro.

Ish-presidenti i gueriles majtiste u bë president në mars, ndërsa në vendin e tij u bë i famshëm mu për shkak të jetës së tij modeste dhe qëndrimit që mban, shkruan Telegraph.

Presidenti i Uruguait është 75 vjeç, ndërsa gjatë kësaj jave u publikua se ai nuk ka borxhe dhe as kursime, si dhe nuk posedon pasuri të patundshme. Mujica merr rrogë në shumën 9.600 euro, por shumicën e të ardhurave ai i jep si donacion për të varfrit.

Në kundërshtim me mënyrën e tij të jetesës, nënkryetari i Uruguait Danilo Astori posedon pasuri në vlerë prej 208.000 euro, ku përfshihet edhe një automobil me vlerë gati dhjetë herë më shumë se Mujica. /Telegrafi/
 

Exit mobile version