Agjencia Kundër Korrupsionit nga sot ka filluar publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik për vitin 2021.
Sipas deklarimit, përcjell Telegrafi, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj thotë se ka kredi prej 175 mijë euro në emër të blerjes së shtëpisë.
Ndërsa, në formularë të AKK-së, ai thotë se posedon veturë Citroën në vlerë prej 2 mijë euro në emër të bashkëshortes.
Ministri Mehaj thotë se ka mbi 900 mijë euro pasuri të paluajtshme, që janë edhe të trashëguara.
Për sa i përket kursimeve, ai thotë se ka 10 mijë euro në emër të tij, 12 mijë euro në emër të fëmijëve dhe 1,700 euro në emër të bashkëshortes.
Paga vjetore, Mehaj ka deklaruar se ka marr 30 mijë euro nga Armata e Norvegjisë, ndërsa rreth 14 mijë euro nga ana e Qeverisë së Kosovës. /Telegrafi/