Telegrafi

Pasuria e drejtorit të Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli ka deklaruar pasurinë për vitin 2019 në Agjencinë që ai e drejton që tri vite.

Drejtori i AKK-së në listën e pasurive të paluajtshme ka deklaruar për një banesë me sipërfaqe 91.96 m2, vlera e së cilës është 40,000.00 euro, gjithashtu ai ka bërë të ditur se posedon edhe një veturë e cila kushton 15,000.00 euro, transmeton Telegrafi.

Para të gatshme në institucione financiare, Havolli ka deklaruar se ka 1,672.98 euro. Kurse bashkëshortja e tij, para të gatshme në bankë ka 594.00 euro. Po ashtu edhe fëmijët e drejtorit të AKK-së, kanë 800.00 euro të kursyera në njërën nga bankat në Kosovë.

Havolli ka bërë të ditur se ka detyrime financiare ndaj subjekteve fizike dhe juridike, vlera e të cilave është 20 mijë euro.

 

Nga paga e tij si drejtor i AKK-së, Havolli për një vit fiton 25,208.00 euro./Telegrafi/