Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar deklarimin e pasurisë së deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Në mesin e tyre, deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, në bazë të kësaj ka deklaruar një shtëpi 66 metra katrorë në vlerën e 400 mijë eurove, për të cilën thotë se është e trashëguar që nga viti 1957 dhe se është në emër të prindërve të saj.
Aktorja nga Gjilani ka deklaruar edhe një makinë që kushton tre mijë euro, e cila po ashtu është e prindërve.
Ajo tregon se merr 1.547 euro pagë nga Kuvendi i Kosovës, 1 mijë nga produksioni i një seriali në Gjilan si dhe 1 mijë nga lokali i saj në Prishtinë.
Ndërkaq, prindërit e artistes gjithashtu marrin nga 400 euro në muaj nga qiraja e lokalit të shtëpisë.
Aktorja e njohur u zgjodh deputete në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit duke grumbulluar kështu mbi 10 mijë vota.
Adriana në anën tjetër është fituese e shumë çmime vendore dhe ndërkombëtare për rolet e saj në filma. /Telegrafi/