Telegrafi

Pasuria banorëve të varfër turq, vërtetë u piku nga qielli! (Foto)

Në fshatin Sariçiçek, që ndodhet në juglindje të Turqisë, kanë rënë copat e një meteori që peshonte 320 kilogramë.

Me të kuptuar se një gram i këtyre gurëve kushton 55 euro, banorët kanë dalë dhe kanë mbledhur aq sa kanë mundur, transmeton Telegrafi.

Këtë gurë ata i kanë shitur tek koleksionuesit dhe shkencëtarët, përmes ofertave të ndryshme në internet.

Dikur fshatarët e varfër që nuk kishin as gjërat elementare, tash kanë siguruar shumë para, me të cilat do të ndërtojnë shtëpi.

Habetruk raporton se nga shitja e këtyre gurëve, ata kanë fituar afro 1.4 milion euro në total. /Telegrafi/