Adoleshentja e njohur vetëm si Georgia, ka habitur shikuesit e një serie televizive, ku provoi të shkëlqente pasqyrën me brushën e guaskës së tualetit të mbështjellë me peshqir.
Derisa është pjesë e një eksperimenti social, 18-vjeçarja gjithmonë vonohet, është shumë e ngathtë dhe dembele, ndërsa nuk ka hezituar të tregoi se e kanë pushuar nga dhjetë vende pune, transmeton Telegrafi.
“Nuk po i merr punët seriozisht”, i ka thënë asaj Marwan Koukash, palestinezi që arriti si emigrant në Britani të Madhe më 1976, teksa tani ka një pasuri prej më se dy miliardë eurosh.
Në emisionin “Millionare Migrant Boss”, janë angazhuar shumë të rinj, të cilët nën kshillimin e Koukash, po sfidohen të punojnë dhe arrijnë sa më shumë.
Por, rasti i pastrimit me mjetin më të pazakontë, u la shije shumë të keqe shikuesve, që kërkuan ta largojnë menjëherë këtë pjesëmarrëse. /Telegrafi/
https://youtu.be/KupjBhZc__w