Pastruesja shfaqet sikur të jetë pushtuar nga shpirti i ligë, jo të gjithë po i besojnë (Video)
Kushtrim Gacaferri
Nurul Baker nga Singapori, e ka parë në xhirimin e kamerave të sigurisë, pastruesen e shtëpisë që shfaqet sikur të jetë pushtuar nga shpirti i ligë.
Ajo kishte lëshuar flokët para fytyrës, ndërsa sillej sikur personat në të cilët thuhet se ka hyrë djalli, ndërsa në afërsi nuk ishte askush, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, këto veprime po mendohet se i ka bërë me qëllim, meqenëse të nesërmen në mëngjes nuk e kishte asnjë problem dhe sillej normal.
“Ka provuar t’i frikësojë, se natën kthehet në një zombi dhe ta largojnë nga puna. Më shumë do të donte të punonte diku ku merr bakshishe”, është një koment lidhur me rastin.
Në anën tjetër, ka pasur komente se e reja vetëm ka dashur të luajë, meqenëse tërë kohën e kalon e mbyllur në shtëpi duke pastruar dhe pa ndonjë argëtim. /Telegrafi/