Bota është ende në shok pas shpërthimit të fuqishëm që “rrafshoi” gjysmën e qytetit të Bejrutit në Liban.
Në fakt kanë ndodhur dy shpërthime në afërsi të portit detar të kryeqytetit të Libanit, transmeton Telegrafi.
E në mesin e shumë videove amatore që janë shfaqur në internet dhe tregojnë momentin e shpërthimit, një që ka fituar më së shumti vëmendjen e opinionit është pastruesja e një shtëpie private që shpëton vogëlushen në momentin e shpërthimit.
Vajza e vogël po luante pranë dritares në momentin kur ndodhi shpërthimi i fuqishëm, dhe gjithçka përreth deposë me kimikale rrafshoi gjithçka para vetes.
Por ishte reagimi i shpejtë i pastrueses e cila në ato momente po pastronte që e shpëtoi vogëlushen. Në videon e publikuar më poshtë që për pak minuta është bërë viral në rrjetet sociale, shfaq gruan e cila bën gjithçka që ta kap vogëlushen dhe ta fut brenda.
Po të mos ishte ajo, copëzat e xhamave sigurisht se do ta lëndonin vogëlushen që fluturonin nga të gjitha anët nga shpërthimi i fuqishëm. /Telegrafi/