Telegrafi

Pastruesja e rrugëve e shpëton të porsalindurën, nëna e kishte hedhur në kontejner (Video)

Një pastruese nga Guangdong i Kinës e ka marrë një bebe të porsalindur dhe e ka dërguar në spital, pasi e kishte gjetur në mes të mbeturinave të kontejnerit.

E porsalindura ende e kishte të lidhur kordonin e kërthizës, ndërsa ishte e mbështjellë me qese najloni, transmeton Telegrafi.

Raportohet se ajo është gjetur në orët e hershme të mëngjesit, ndërsa po bëhen hetime se kush mund të jetë nëna që besohet se e ka lindur diku në afërsi.

Pasi është trajtuar nga mjekët në inkubator, fëmija gëzon gjendje të mirë shëndetësore. /Telegrafi/