Një pastruese nga Guangdong i Kinës e ka marrë një bebe të porsalindur dhe e ka dërguar në spital, pasi e kishte gjetur në mes të mbeturinave të kontejnerit.
E porsalindura ende e kishte të lidhur kordonin e kërthizës, ndërsa ishte e mbështjellë me qese najloni, transmeton Telegrafi.
Raportohet se ajo është gjetur në orët e hershme të mëngjesit, ndërsa po bëhen hetime se kush mund të jetë nëna që besohet se e ka lindur diku në afërsi.
Pasi është trajtuar nga mjekët në inkubator, fëmija gëzon gjendje të mirë shëndetësore. /Telegrafi/