Telegrafi

Pastruesit gjejnë 100 mijë dollarë në gomë kamioni

Tre pastruesit e rrugëve nga Indiana në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë gjetur 100.000 dollarët në një gomë ta kamionit, në njërën prej rrugëve të shumta të cilat i pastrojnë përditë, mirëpo punëtorët e përgjegjshëm menjëherë kanë lajmëruar autoritetet policore.

Paratë, të gjetura në rrugën Interstate 70, në lindje të Indianapolisit, kanë pasur në vete shenja të drogës, ka dyshuar analiza forenzike të cilën e ka kryer hunda e qenit të policisë. Supozohet, pra, se bëhet fjalë për para nga shitja e narkotikëve, mirëpo nuk dihet se sa gjatë kanë qëndruar pranë rrugës.

Për ndershmërinë e dëshmuar pastruesit kanë marrë një shpërblim të pabesueshëm – falënderimin gojor të detektivit lokal Keith O’Donnell!.