Telegrafi

Pastruesit e xhamave, ngecën jashtë ndërtesës me 75 kate (Video)

Ata kanë mbetur në 100 metra lartësi, si pasojë e një ngatërrese në çikrikët që e mbajnë shportën ku po qëndronin.

Mirëmbajtësit ua kanë lëshuar atyre një litar që të lidhen, në mënyrë që të jenë të sigurt, derisa kanë qëndruar në atë vend për 40 minuta, transmeton Telegrafi.

Pasi nuk kanë mundur të rregullojnë pajisjen që shfrytëzohet për pastrimin e xhamave të objektit prej 75 kateëve, është vendosur të thyhet një xham dhe ata të hyjnë në ndërtesë. /Telegrafi/