Dy punonjës që merren me pastrimin e dritareve, kanë mbetur të varur për afro një orë në një lloj shporte të metaltë në katin e 50-të të një ndërtese në Oklahoma.
Videot amatore të filmuara me telefona të mençur shfaqin shportën e metaltë duke lëvizur anash, derisa ekipet e zjarrfikësve bëjnë të pamundurën për t’i shpëtuar në kullën Devon në Oklahoma, transmeton Telegrafi.
Shporta e cila ishte e varur me kabllo te çeliktë në kran, është përplasur disa herë në pjesën anësore të kulmit duke qëndruar mbi 10 metra mbi kullë.
Madje në disa momente thyen dritaret, ku për fat të mirë copëzat nuk përfunduan në tokë, pasi ka mundur të ketë pasoja për kalimtarët e rastit.
Megjithatë, pas afro një orë zjarrfikësit arritën t’i shpëtojnë, kurse ende nuk dihen shkaqet që e bën këtë shportë të shkundet pa kontroll. /Telegrafi/