Një burrë i pastrehë me dhimbje të mëdha dhëmbi kishte gjetur njeriun që e shpëtoi – një pastrues mbeturinash i cili ia nxjerri dhëmbin me një palë dara.
Videoja e filmuar në Berlin, shfaq momentin kur punëtori i veshur me rroba ngjyrë portokalli fut darat në gojën e burrit me mjekër, transmeton Telegrafi.
“Pacienti” i cili në njërën dorë mbante cigaren dhe në tjetrën shishen me raki, as që i lëvizi buzët derisa pastruesi i rrugëve ia nxjerri dhëmbin me dara.
Videoja është publikuar në YouTube, ku menjëherë kanë shpërthyer komentet prej më të ndryshmeve, derisa ajo që vlen të theksohet është, “A duhet pastruesi i rrugëve të kryej gjithmonë këtë punë?” /Telegrafi/