Telegrafi

Pastruesi barti mbeturinat e tualetit, me karrocat që shfrytëzohen në supermarket (Video)

Daisy Campbell ka mbetur e befasuar, kur e ka parë një pastrues duke i bartur mbeturinat e tualetit, me karrocat që i shfrytëzojnë klientët në këtë supermarket në Kent të Anglisë.

Gruaja 40-vjeçare e ka filmuar punonjësin me uniformë dhe doreza, që pasi i hodhi plehrat në kamionin e higjienës publike, ktheu karrocën e pa pastruar, transmeton Telegrafi.

Në videon e postuar më poshtë, shihet ai teksa largon qeset e mëdha, ndërsa e kthen më pas mjetin e transportit sikur gjithçka të jetë në rregull.

“Kam frikë se të gjitha gjërat që bleva, mund të jenë të ndotura nga karroca e papastër. Ishin mbeturina nga tualeti, si letër higjienike dhe mjete tjera për pastrim”, ka shkruar Campbell lidhur me rastin.

Në anën tjetër, zyrtarë të supermarketit kanë thënë se i kanë ndërmarrë të gjitha masat, për të ndaluar punonjësin dhe kryer pastrimet e domosdoshme. /Telegrafi/