Instalimi “City Tree” bilbord i gjelbërt, qëllimi i të cilit është pastrimi i ajrit, është promovuar sot në qendër të Shkupit. Bëhet fjalë për filtër bimor, i cili e kompenson ndotjen nga 417 automobila në nivel vjetor, mund të adaptohet në çdo mjedis dhe ka efekt si 275 drunj, por nuk i zëvendëson, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Projektin për klimë dhe mbrojtje të ndryshimeve klimatike “City tree” sot në Shkup e promovuan OJQ “Ekosvest” dhe ambasada e Gjermanisë. Instalim i tillë dje u promovua edhe në Tetovë.
Në promovim u drejtua edhe ambasadorja gjermane Christine Althauzer, e cila tha se ajër i mirë, ujë i mirë dhe mjedis jetësor i paprishur janë të mirat të cilat janë të rëndësishme si në Oslo ku është vendosur instalim i tillë, ashtu edhe në Shkup, Tetovë dhe Manastir./Telegrafi/