Një grup prej disa grave, kanë tenuar që të pastrojnë Portën Maqedonia, nga ngjyra e hedhur e demonstrantëve ditë më parë, bën të ditur Tv Telma. Ata kanë përdorur detergjent, ujë, sungjera dhe tel, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Megjithatë, sigurimi i Portës nuk i ka lejuar që ta kryejnë punën për të cilën janë angazhuar, me arsyetimin se mund të bëjnë dëmtim më të madh të objektit. Ndryshe, kjo portë është ngjyrosur me ngjyra të ndryshme nga protestuesit e ”Revolucionit Laraman”./Telegrafi/