Site icon Telegrafi

Pastrueset “e nxehta” çeke

Themeluan agjencinë për pastrim, ndërsa më e pazakonta është se punët e shtëpisë i kryejnë vajzat vetëm me veshje të brendshme, pa jelekë ose krejtësisht lakuriq. Agjencia quhet “Crazy Cleaners”, ndërsa nëse dëshironi që studentja çeke lakuriq t’ua fshijë shtëpinë, duhet ta paguani 50 funte në orë.

Në këtë agjenci janë punësuar pesëmbëdhjetë veta. Katka Kopecka, studentja 21 vjeçare e ekonomisë dhe themeluese e firmës, deklaroi se shumica prej tyre kishin mbetur pa punë. “Provuam një mënyrë të re, por nuk na eci, kështu që na u kujtua kjo formë e punës”, rrëfen ajo.

Ajo tha se askujt si pëlqen të pastroj pluhurin, por të gjithëve ju pëlqen t’i shikojnë trupat e bukur në aksion. Ajo tha se shërbimet e tyre zakonisht i kërkojnë biznesmenë të cilët janë të stresuar dhe që kërkojnë pak relaksim. Ajo tha se puna e tyre nuk ka lidhje me prostitucion, por ka të bëjë kryesisht me argëtim dhe në punën e tyre s’ka asgjë të keqe. /Telegrafi/
 

Exit mobile version