Robert Tulip nga Derbyshire i Anglisë, e ka filmuar një burrë që lante dhëmbët me brushë, derisa ishte sipër timonit të makinës që lëvizte me mbi 100 km/h. Madje, ai edhe ka pështyrë në një gotë, por kjo nuk ka mundur të xhirohet.
Në videon e postuar më poshtë, mund të shihet vetëm një moment i ngasjes së tij të rrezikshme, që ka mundur të përfundojë me aksident, transmeton Telegrafi.
“Në fillim m’u duk për të qeshur, por më vonë m’u kujtua që ky është një veprim i ndaluar dhe ai po rrezikonte veten dhe të tjerët”, ka thënë 42-vjeçari, që është bërë dëshmitar i rastit. “Për një kohë të gjatë ai nxitonte dhe pastrohej me brushë, por unë arrita ta zë vetëm një pjesë.”
Veprimet e tilla gjatë kohës së drejtimit të veturës janë të ndaluara dhe ai mund të dënohet me gjobë dhe burg, nëse shpallet fajtor. /Telegrafi/
https://youtu.be/orWw4w9qEo4