Nuk ka asgjë më të bezdisshme se yndyra “kokëforte” e grumbulluar në xhamin e furrës.
Por, siç duket ka një zgjidhje për ta pastruar atë lehtësisht dhe për të hequr njollat, shkruan Express.co.uk.
Një shefe kuzhine, thotë se një produkt të cilin e keni në shtëpi është “fantastik” sepse mund të heqë yndyrat dhe njollat pa shumë përpjekje.
“Kjo zgjidhje pastrimi është tepër e thjeshtë [për t’u bërë]”, premtoi shefja e kuzhinës, duke shtuar se nevojitet vetëm një artikull kuzhine që duhet të përzihet me ujë.
“Gjëja më e mirë është se nuk ka kimikate të ashpra”, shtoi ajo.
Bëhet fjalë për sodën e bukës, që me t’u përzier me ujë, krijohet një pastë pastrimi e përkryer.
“Shtoni vetëm një çerek filxhani sodë buke”, udhëzoi ajo. “Dhe pastaj ne thjesht do të shtojmë pak ujë”.
Kur përzieni sodën e bukës dhe ujin së bashku, do të krijoni një “pastë të trashë” që më pas aplikohet në xhamin e furrës me një sfungjer.
“Kjo pastë do të funksionojë shumë mirë. Fërkojeni pak, por nuk keni pse ta teproni, vetëm siguroheni që e gjithë yndyra të jetë plotësisht e mbuluar”, shpjegon shefja e kuzhinës.
Në mënyrë që kjo të funksionojë duhet ta lini për së paku 30 minuta.
Më pas me një sfungjer të lagur gjithçka që duhet të bëjë kushdo është ta fshijë pastën nga furra.
Do të shihni se pasi ta keni hequr, yndyra kokëforte në furrë do të largohet. /Telegrafi/