Telegrafi

Pastron qytetin falas për 14 vjet

Ish-punëtori i qytetit, Phillip Winfield, 74-vjeçar, ka mbledhur rreth 200 tonë mbeturina që nga koha e pensionimit në moshë 60-vjeçare.

Atij i ka pëlqyer aq shumë puna të cilën e ka bërë për 21 vite, saqë edhe pas pensionimit ka vazhduar turnet e tija të zakonshme, zakonisht duke u çuar në orën pesë të mëngjesit dhe ka punuar deri në ora dhjetë.

Orvatjet e tija tani janë njohur nga këshilli i qytetit të Peterborough, Cambridgeshire, i cili e ka nderuar atë me një çmim prestigjioz.

“Nuk dëshiroja të bëhem i mërzitshëm dhe i vetmuar. Nuk kam qenë te mjeku qe gjashtë vite. Tani meqë kam filluar nuk mund të ndaloj. Më bën të çmendur nëse i shoh rrugët e mia të papastra”, ka shpjeguar ai.