Autoritetet në Indonezi kanë shmangur metodat e zakonshme, për të detyruar qytetarët të bartin maska mbrojtëse për ta luftuar përhapjen e mëtejme të coronavirusit.
Në disa provinca banorët që janë kapur në hapësira publike pa maskë mbrojtëse, janë mbyllur për disa minuta nëpër varreze apo morgje ku i mbajnë viktimat e coronavirusit, transmeton Telegrafi.
Tregtarët nëpër tregjet e qytetit Probolingo në veri të bregut të pjesës lindore të Javas, kanë hasur në dënime të tilla kurse disa prej tyre u është ndaluar edhe përkohësisht ushtrimi i veprimtarisë.
Kjo nuk është metoda e vetme e ndëshkimit për mosmbajtjen e maskës mbrojtëse. Disa janë detyruar të pastrojnë tregun dhe kanalizimet.
Që nga fillimi i pandemisë në Indonezi janë regjistruar 197 mijë raste të konfirmuara me COVID-130, ku 8.130 tjerë kanë humbur jetën. /Telegrafi/