Mirëmbajtja preventive zgjat dukshëm jetën e makinës suaj të rrobave
Pas larjes së rrobave ajo ka aromë të pakëndshme, ndërkaq brenda gomës së makinës apo në kutinë e detergjentit janë shfaqur njolla të zeza?
Për ta eliminuar këtë dukuri të pakëndshme do t’ju nevojiten:
– mjete të lënga për pastrim (të dëshirueshme me përmbajtje klori)
– sfungjeri (i cili nuk do t’ju dhimbset kur do ta hidhni poshtë)
– doreza
– 25 g limontoz.
Procedura:
– Hapi i parë në luftë me mykun është fshirja me leckë të zakonshme letre brendinë e makinës së larjes së rrobave për të eliminuar ndotësitë e grumbulluara, transmeton Telegrafi.
– Pastaj qitni cilindo mjet për pastrim (me përmbajtje klori) në gomë, në gjithë sipërfaqen, duke e shtrirë në përmasa të barabarta.
– Mbyllni derën dhe lëreni të qëndrojë 2 orë.
– Pas kalimit të kësaj kohe, aktivizoni makinën në regjimin “shpëlarje”, që të lahet mjeti i pastrimit.
– Pastaj në kutinë e detergjentit qitni limontoz, dhe aktivizoni makinën në temperaturën më të lartë. Pas kësaj procedure, makina juaj e larjes së rrobave do të shkëlqejë si të ishte e re.
Përsëriteni këtë procedurë sipas nevojës një muaj, që përfundimisht të eliminoni mykun.
Dhe mos harroni që mirëmbajtja preventive ia zgjat jetën dukshëm makinës suaj të larjes së rrobave. /Telegrafi/