Telegrafi

Pastrohet Vodno, aksion nën moton “Në xhep, nëse s’ka ku tjetër”

Në një kumtesë për Telegrafi Maqedoni, Lëvizja LEAD, tani prej ora 13:00 organizon aksion për pastrimin e Vodnos.

Grupi i të rinjve të përkatësive të ndryshme etnike, në organizim të Lëvizjes LEAD, do ta zbatojë aksionin e katërt për pastrimin e Vodnos nga mbeturinat. Këtë herë, nëpër shtigjet e malit do të vendosen tabela druri me slloganin e këtij aksioni “Në xhep, nëse s’ka ku tjetër”.

Ky aksion është edhe pjesë e programit Java Evropiane për Lëvizshmëri, i organizuar nga Qyteti i Shkupit, i cili këtë vit zbatohet nën moton Lëvizshmëri e Mençur dhe e Qëndrueshme – Depozitë për Evropë.

Projekti “NË XHEP, nëse s’ka ku tjetër!” përkrahet nga programi Civica Mobilitas.

Civica Mobilitas është projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), të cilin e zbaton NIRAS nga Danimarka, Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Instituti Suedez për Administratë Publike. Projekti përkrahet edhe nga Sektori për Mbrojtjen e Ambientit Jetësor i Qytetit të Shkupit. /Telegrafi/