Aksi rrugor Mavrovë-Dibër është pastruar nga orteku dhe është i kalueshëm në të dyja drejtimet, njoftojnë nga Lidhja Auto-moto e Maqedonisë.
Më parë, për shkak të ortekut të borës, komunikacioni në rrugën Mavrovë-Dibër zhvillohej në një korsi, njofton Telegrafi Maqedoni.
LAMM gjithashtu njoftoi se orteku ka qenë në vendin e quajtur “Udhëkryqi Vërbjanas” dhe se është shfaqur rreth orës 13:20./Telegrafi/