Site icon Telegrafi

Pastrohet Mercedes Benz SL i mbyllur për dy dekada në garazh

Ky kabrio Mercedes-Benz SL ka qenë i mbyllur për dy dekada në garazh.

Por, falë punonjësve të WD Detailing, më në fund ai po merr një shans tjetër “për jetë”.

Ekipi i WD Detailing u ftua nga pronari i Mercedes-Benz SL për ta marrë veturën nga garazhi i fshehur ku ka kaluar dekada i mbuluar me myk dhe pluhur, përcjell Telegrafi.

Pas zhvendosjes së veturës në objektin e pastrimit të WD Detailing, ekipi zbuloi papastërtinë e madhe që ai kishte grumbulluar.

Edhe pas pastrimit të tij, ky model duket se nuk ka marrë vëmendjen që meriton.

Çuditërisht, pjesa e brendshme e tij është në formë të mirë, duke e pasur parasysh neglizhencën e pronarit.

Ekipi i pastrimit shpreson që pronari i veturës ta kthejë atë në rrugë përsëri. /Telegrafi/

Exit mobile version