Telegrafi

Pastrohet “Fusha e Pajtimit”

Komuna e Prishtinës ka larguar mbeturinat inerte në vendin e quajtur “Fusha e Pajtimit”. Sipas një komunikate dërguar për media së shpejti, kjo pjesë e kryeqytetit që ishte shndërruar në deponi ilegale të mbeturinave inerte, do të shndërrohet në një hapësirë të gjelbëruar, ku do të ndërtohet parku dhe këndi i lojërave për fëmijë.

Paralelisht me largimin e mbeturinave, do të realizohet edhe projekti për gjelbërimin e hapësirave në kryeqytet. Njëjtë është duke u vepruar edhe në zona të tjera në të cilat janë duke u larguar mbeturinat inerte.

Po ashtu, me qëllim të lirimit të hapësirave publike dhe zgjerimit të zonave të gjelbra, Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me organizatën “Helvetas Swiss Intercoopertion”, projekti DEMOS, është duke organizuar diskutime publike për funksionalizimin e hapësirave publike, rregullimin e parqeve, platove etj. /Telegrafi/