Site icon Telegrafi

Pastrohet fundi i liqenit të Ohrit (Foto)

Polumbarët e klubit të aktiviteteve nënujore të Ohrit dhe qendrës së polumbarëve ”Amfora” kanë nxjerrë nga liqeni i Ohrit, gjësende të ndryshme, të cilat janë hedhur nga qytetarët, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Aksioni është kryer në afërsi të grykëderdhjes së lumit Greshnica, ndërkaq kanë marrë pjesë 15 polumbarë. Ata kanë nxjerë hedhurina të forta, tenxhere, televizora, etj.

Polumbarët theksojnë se situata është përmirësuar, kurse qëllimi i tyre është që të ndikojnë në ndërgjegjen ekologjike të njerëzve./Telegrafi/

Exit mobile version