Me nismë të Shoqatës së Zonës Ekonomike Vuzbeg në Shkup, u realizua aksioni i pastrimit të Akuaduktit në Shkup. Autoritetet komunale të komunës Butel dhe Bashkisë së Shkupit i bashkërenduan aktivitetet për realizimin e këtij aksioni.
Akuadukti është objekt që ka shërbyer si furnizuem me ujë, nga burimi e deri në vendin e nevojshëm, që ka qenë një alegori e suksesshme për kompanitë që funksionojnë në Vizbeg.
Për realizimin e këtij aksioni, kompanitë e kësaj zone industriale siguruan mekanizmin dhe personelin e duhur për mbledhjen e hedhurinave./Telegrafi/