Site icon Telegrafi

Pastrohen ujërat e zeza në Shkabaj

Gjatë diskutimeve publike, një nga problemet kryesore të banorëve të fshatit Shkabaj ka qenë kundërmimi i padurueshëm nga ujërat e zeza.

Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit, në kuadër të angazhimit për pastrimi dhe larjen e rrugëve, pastrimin e pusetave në shkolla dhe të bodrumeve në ndërtesat kolektive, ka pastruar edhe kanalizimin në Shkabaj.

Komuna e Prishtinës mbetet e përkushtuar që të intervenojë në të gjitha ato pjesë ku banorët ballafaqohen me probleme të ngjashme, me qëllim të përmirësimit të kushteve të jetesës së tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version