Site icon Telegrafi

Pastrohen rrugët në Gjorçe Petrov të Shkupit

Ekipet e shtabit të krizave të komunës Gjorçe Petrov dhe punonjësit sezonal punojnë në pastrimin e dëborës nga rrugët veriore, qasjet drejt stacioneve të autobusëve, rrugët e këmbësorëve, parkingjet dhe trotoaret, kumtuan nga komuna, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Të gjitha rrugët kryesore ishin pastruar dhe janë hedhur tre tonë kripë nëpër rrugët me çka komunikacioni zhvillohet pa ngecje në të gjitha pjesët e komunës. Ekipet mobile, në mënyrë permanente intervenojnë në terren dhe reagojnë në varësi të intensitetit të të reshurave të dëborës, ndërsa u ndërmorën edhe aktivitete për pastrimin e dëborës në pjesët rurale të komunës, në rrugën drejt fshatit Kuçkovë dhe manastirit Shën. Gorgjia dhe drejt fshatit Nikishtan”, thuhet në kumtesë. /Telegrafi/

Exit mobile version