Ekipe shtesë të mirëmbajtjes së rrjetit të ujërave të zeza , gjatë ditës së sotme po vazhdojnë me intervenime në puseta të kanalizimit, gjithandej.
Sot janë pastruar mbi 8 puseta të ujërave të zeza në disa zona të shërbimit si në: rruga “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë, një intervenim/ zhbllokim pusete në fshatin Henc dhe rruga ” Xheladin Hana” në lagjen” Arbëria” në Prishtinë, ndërsa rruga “Muhamet Qami” është inspektuar sot dhe nesër do të realizohen punime të mëdha nga ana e ekipeve të rrjetit të ujërave të zeza.
Puna e tyre nuk ndalon asnjë moment, për të vazhduar edhe më tej deri në orët e vona të mbrëmjes.