Site icon Telegrafi

Pastrohen mbeturinat në Liqenin e Ohrit

Rreth 150 thasë shishe plastike, mbetje plastike dhe lloje të tjera të mbeturinave sot janë mbledhur në bregun e Liqenit të Ohrit në Ljubanishte afër Shën Naumit.

Kryetari i Komunës së Ohrit, Kostadin Gerogievski në ‘Facebook’ njoftoi se ekupet e NP ‘Komunaleci i Ohrit’ kanë zbatuar pastrimin dhe mbledhjen e mbeturinave që si rezultat i motit të ligë me erë të fuqishme kanë dalë nga Liqeni i Ohrit në breg, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Moti me erë të fortë nxori në pah mbeturinat e hedhura nga qytetarët e pandërgjegjshëm në Liqenin e Ohrit

Sipas tij, aktivitet për pastrim do të ketë edhe në ditë e ardhshme për shkak të mbeturinave të mëdha.

Ai njoftoi se aksione për pastrim po zhvillohet në koordinim me Inspektoratin e Komunës së Ohrit dhe se është dhënë urdhër deri te koncesionarët në plazhe që në pjesën e tyre të bregut të zbatojnë aktivitete për pastrim./Telegrafi/

Exit mobile version