Site icon Telegrafi

Pastrohen gjurmët e ‘Revolucionit Laraman’

Dëmet e shkaktuara te ‘Porta e Maqedonisë’, nga ‘Revolucioni Laraman’ gjatë fundjavës janë sanuar nga ana e një kompanie për pastrim. Njollat e ngjyrës dhe shkaravina të ndryshme janë larguar në mënyrë profesionale pa dëmtuar pamjen autentike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përveç Portës së Maqedonisë, siç është e njohur, janë lyer edhe shumë monumente të tjera, ndërtesat e ministrive, por edhe objekti i Kuvendit dhe Qeverisë së Maqedonisë.

Më herët, janë sanuar edhe dëmet e monumenteve në fund të urës ‘Goce Dellçev’. Janë pastruar edhe shadërvanët te sheshi Maqedonia. /Telegrafi/

Exit mobile version