Telegrafi

Pastrimi, sa i mundimshëm! Shikoni mënyrën më të thjeshtë si ta pastroni frigoriferin, madje pa mjete kimike

Çështja e pastërtisë së frigoriferit është njëra ndër më të rëndësishmet, me rastin e pastrimit të shtëpisë

Kur nuk është i pastër krijohet rreziku nga shfaqja e baktereve, të cilat nëpërmjet ushqimit mund lehtë të depërtojnë në organizmin tonë.

Rrjetat dhe raftet në frigorifer duhet të pastrohen çdo ditë. Mos lejoni që të thahet përmbajtja e salcës së saporrjedhur apo e mbetjeve të tjera të ushqimit. Pos që më vonë do të jetë shumë më vështirë t’i gërryeni njollat e rrjedhjeve, ato bëhen edhe burim i shfaqjes së baktereve.

Enët të cilat i fusni në frigorifer, gjithashtu duhet patjetër të jenë tërësisht të pastra. Para se t’i ktheni në frigorifer, fshini kavanozat nga xhemi apo sallata, shishet e salcës, etj., transmeton Telegrafi.

Verifikoni afatin e skadimit të ushqimit të cilin e mbani në frigorifer, posaçërisht në çfarë gjendje janë paketimet e tyre. Është me rëndësi që asgjë të mos rrjedhë, p.sh. mishi i cili shkrihet apo pemët e ngrira në kuti kartoni. Ushqimin i cili shkrihet nxirreni nga paketimet dhe vendoseni në pjatë.

Një herë në javë fshijeni pjesën e jashtme të derës së frigoriferit, posaçërisht skajet dhe pjesën e sipërme, me leckë të pastër të njomur në ujë me pak detergjent enësh.

Kushtoni kujdes pjesëve plastike apo atyre metalike për hapjen e derës së frigoriferit me ngrirje të thellë apo të frigoriferit të zakonshëm, sepse në to shpesh gjenden njolla dhe gjurmë nga gishtat e ndotur.

Për pastrim të pjesëve nga çeliku i pandryshkshëm përdorni sprejin special të cilin mund ta blini në dyqan. Pjesa e brendshme e frigoriferit nuk bën të pastrohet me detergjent as me ndonjë mjet tjetër kimik, sepse nëse nuk e lani mirë lehtë mund të depërtojë deri në ushqim.

Përdorni mjete natyrale, më së miri do të ishte të përzienit dy lugë sodë buke dhe ¼ e litrit ujë të nxehtë. Lajeni me leckë të njomur dhe pastaj thajeni me peshqir. Në këtë mënyrë do t’i eliminoni aromat e pakëndshme.

Pjesën e brendshme e frigoriferit pastrojeni në çdo dy-tre muaj. Kujdes të veçantë kushtoni pjesës ku i ruani vezët dhe dyerve të frigoriferit.

Aromat e pakëndshme nga frigoriferi do t’i eliminoni me ndihmën e mbetjes e kafes në fundin e filxhanit.

Qiteni mbetjen e kafes në një tabaka, pastaj në frigorifer lëreni të qëndrojë tërë natën. Në mëngjes aromat e pakëndshme do të zhduken. /Telegrafi/