Site icon Telegrafi

Pastrimi profesional i dhëmbëve mund të jetë armë kundër sulmit në zemër

Ata që pastrojnë dhe bëjnë lustrimin e dhëmbëve nga dentisti ose higjienisti dentar gjithashtu kanë rrezikshmëri më të vogël për 13 për qind nga gjakderdhja në tru, thotë ky studim.

Hulumtuesit e prezantuan këtë raport në takimin e Asociacionit Amerikan të Zemrës në Orlando, Florida.

Pastrimi i dhëmbëve ulë nivelin e baktereve në gojë të cilat mund të shkaktojnë inflamacione kronike, thotë autorja e studimit Zu-Yin Chen, kardiologe.

– Inflamacioni përcjelljet me formimin e pllakëzave në enët e gjakut dhe forcimin e arterieve gjë që mund të çoj në sulm të zëmrës dhe goditjes në tru, shton ajo.

“Higjiena e gojës është shumë e rëndësishme, ndërsa ne të gjithë duhet të ndihmojmë njerëzit që të mësojnë ase si ta mirëmbajnë higjienën e gojës”, thotë Chen.

Lexo po ashtu Sa shpesh duhet të pastrojmë gurëzit e dhëmbëve?

Gjetjet e sotme fillimisht tregojnë se pastrimi i rregullt i dhëmbëve e ul rrezikun nga sulmet e zemrës dhe atyre në tru, shton ajo.

Studime të mëtejme nevojiten të sqarojnë se si pastrimi i dhëmbëve ndikon në përmirësimin e funksionit të enëve të gjakut dhe të zemrës, si dhe të shihet nëse pastrimi i rregullt e ulë rrezikun nga sëmundjet tjera, si kanceri dhe sëmundjet e imunitetit, përfundon Chen. /Telegrafi/

Exit mobile version