Telegrafi

Pastrimi i poreve të fytyrës

 E gjitha që duhet të bëni
Merrni një pjatë të vogël në të cilën vendosni:
* 1 lugë xhelatinë
* 1 lugë qumësht
* I fusni në mikrovalë për 15 sekonda, deri sa masa të jetë e shkrirë dhe ja ku e kemi produktin.

Me një furçë kozmetike shpërndani nëpër fytyrë, e me theks të veçantë mbi hundën tuaj, duke u siguruar paraprakisht që masa nuk është tepër e ngrohtë për të përballuar fytyra juaj e po ashtu duke ruajtur pjesët rreth syve.

Prisni 10 minuta dhe largojeni atë nga fytyra dhe shiheni se si fytyra juaj është pastruar. /Telegrafi/