Telegrafi

Pastrimi i lëkurës së thatë

Losionet me përbërje të alkoolit nuk bën të përdoren. Larja e fytyrës me ujë të zbutur dhe sapun të lehtë përdoreni vetëm natën.

Para fjetjes lyeni fytyrën me krem me veprim biologjik, ashtu që ta neutralizoj ngacmimet alkalike që ka shkaktuar sapuni.

Propozohet gjithashtu të pudrosni lëkurën me pudër speciale. Është e ditur se rrallë në lëkurën e thatë paraqiten puçrrat ose papastërtitë e tjera – ato do t’i largojmë me pastrim të thellë (maska nga parafini), banja me avull. /Telegrafi/