Një eksperte ka ndarë metodën ideale për largimin e njollave kokëforte, të cilat kanë krijuar një shtresë të fortë në hekurin e rrobave.
Në shumicën e rasteve këto njolla kanë ndotur rrobat e tona të preferuara në momentin kur kemi dashur t’i hekurosim ato.
Por si mund ta pastrojmë këtë shtresë?
Ajo rekomandoi një sërë metodash, por njërën prej tyre të cilën do ta shtjellojmë sot është pastrimi i hekurit me një tabletë për larjen e enëve.
Çfarë duhet të bëni është që ngrohni paksa hekurin dhe filloni ta shkrini detergjentin për ta larguar shtresën e bezdisshme.
Duhet të bëni kujdes, vendosni doreza pasi mund të pësoni djegie kur hekuri është i nxehtë.
Do t’ju nevojitet më shumë se një tabletë për larjen e enëve për ta larguar krejtësisht masën e grumbulluar.