Site icon Telegrafi

Pastrimi 15 vjeçar i Liqenit të Prespër në shirit filmi (Video)

Para 15 viteve kishte nisur aktiviteti për pastrimin e Liqenit të Prespës për zvogëlimin e ndotjes së tij. E gjithë ky aktivitet është përmbledhur në shiritin e filmit dokumentar të titulluar “Liqeni i Mollës”, njofton TV21.

E gjithë kjo ishte bërë me ndihmën e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara dhe komunës së Resnjës. Nënsekretarja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara dhe administrore e programit për zhvillim të OKB-së(UNDP), Helen Klark tha se bëhet fjalë për përpjekje disa vjeçare, që rezultuan më pas me rezultate.

Kryetari i komunës së Resnjës, Gjoko Strezovski theksoi se komuna e tyre ka përfituar shumë nga ky projekt për ruajtjen e liqenit.

Filmi është realizuar në regji të Ljubo Stefanov dhe Tamara Kotevska. Sipas tyre, filmin është mënyra më e mirë për ngritjen e vetëdijes tek qytetarët për ruajtjen e mjedisit jetësor./Telegrafi/

Exit mobile version