Site icon Telegrafi

I pastrehu ndaloi plaçkitësin e argjendarisë, ia mori arin e vjedhur për t’ia kthyer sërish pronarit (Video)

Plaçkitësi që theu një argjendari në Grimsby të Anglisë dhe vodhi ari në vlerë të afro dhjetëmijë funteve, është ndaluar nga një i pastrehë.

Anthony Porter ka shikuar derisa dy hajna me sëpata e thyen vitrinën, prej nga i grabisnin stolitë e ekspozuara dhe në momentin, transmeton Telegrafi.

Në momentin që po largoheshin me motoçikletë, 43-vjeçari ia vu pas, rrëzoi njërin prej tyre dhe ia mori të gjithë arin e grumbulluar.

Porter pasi ndaloi plaçkitësin

“Unë nuk kam para, por nuk i dua të huajat. Pastroj rrugët, vetëm që të përfitojë për bukë. Të mirat e dikujt, nuk më përkasin mua” ka thënë Porter, që për 15 vjet jeton si i pastrehë.

Pronari i argjendarisë që është thyer derisa brenda kishte edhe klient, është shprehur mirënjohës për veprimin e Porter, të cilin e vlerëson lartë.

“Nuk habitem aspak, sepse është njeri i mirë dhe i sjellshëm. Ai vjen nganjëherë për ta mbushur telefonin dhe është shumë falënderues” ka thënë pronari i lokalit.

Policia nuk ka dhënë hollësi, por ka deklaruar që është arrestuar një 40-vjeçar, ndërsa po vazhdojnë hetimet për tjetrin. /Telegrafi/

Exit mobile version