Telegrafi

I pastrehu gjen të bijën pas 20 vitesh, falë Facebook-ut (Foto)

Një burrë i pastrehë ka folur për herë të parë me të bijën pas 20 vitesh. Ai kishte humbur kontaktin me fëmijët e tij pas divorcit dhe që prej asaj kohe ka jetuar i vetëm.

Pedro Tony Abrego tha se ishte Juan, një punonjës në një dyqan pijesh, i cili e ndihmoi që të lidhej me familjen e tij.

Me ndihmën e Juan, ai postoi një foto të tijën në Facebook dhe vetëm dy ditë më vonë mori një mesazh nga vajza e tij, përcjell GSH.

Juan tregon: “Vajza e tij më shkroi dhe më tha që po e kërkonin të atin prej vitesh. Ai dëshiron që të takojë fëmijët para se të vdesë”.

Pedro i është shumë mirënjohës Juan. “Ai është një njëri i shkëlqyer dhe me zemër të madhe”, shprehet Pedro Tony Abrego.