Site icon Telegrafi

I pastrehu fiton epitetin e heroit në Australi, me karrocën e marketit ndaloi terroristin – tani po e pret dhurata e majme (Foto/Video)

I pastrehu Michael Rogers i cili me karrocën e marketi ndaloi sulmuesin në Melbourne të Australisë, ka marrë një dhuratë nga qytetarët që i dhuruan më shumë se 36 mijë dollarë amerikanë, duke shpresuar se kjo shumë sado pak mund do ta ndihmojë.

Rogers ka arritur që me karrocë ta pengojë Hasan Khalif Shair Ali i cili me thikë sulmoi tre persona, ku si pasojë njëri prej tyre ndërroi jetë, transmeton Telegrafi.

Veprimin e tij e kanë filmuar dëshmitarët e rastit, kurse ai brenda pak minutave ka fituar epitetin e heroit në rrjetet sociale.

Një organizatë humanitare menjëherë filloi aksionin e mbledhjes së një shume të hollave për ta ndihmuar Rogers-in dhe për më pak se 48 orë ia kanë arritur qëllimit, por duket se kjo pritet të rritet.

“E kam shtyrë karrocën në drejtim të tij e cila e goditi dhe e rrëzoi në tokë. Nuk është se e kam neutralizuar. Nuk jam kurrfarë heroi”, ka deklaruar Rogers për mediat australiane.

Kujtojmë se sulmuesi ka plagosur me thikë tre persona, ku njëri prej tyre nuk i mbijeto plagëve të marra. Sulmuesi me prejardhje nga Somalia, para se të vritej nga policia i kishte vënë zjarrin një kamioni dhe më pas ka therur tre persona, kurse policia ka njoftuar se ai ishte frymëzuar nga ISIS-i. /Telegrafi/

 

Exit mobile version