Një person u plagos në një shpërthim në jug të Rusisë në qytetin e Rostov, në afërsi të një shkolle, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Mjeti ka shpërthyer në momentin që ishte kapur nga një burrë, shkruajnë mediat e huaja, duke cituar një burim i cili është i njohur me situatën.
“Burri kapi një objekt të dyshimtë dhe pastaj ai shpërtheu. Gishtat e tij ishin dëmtuar shumë. Ai gjithashtu pësoi lëndime në stomak. Ai u dërgua në spital”, ka shtuar burimi.
Media lokale e kanë identifikuar personin e plagosur. Emri i tij është Dmitri Kolesnik dhe ka 46 vjet.
Sipas informacioneve më të fundit është plagosur një i pastrehë, e jo një punëtor sigurimi, siç ishte raportuar fillimisht nga mediat ruse.
Pajisja shpërthyese ishte maskuar si një elektrik dore, transmeton TASS, duke iu referuar Gardës Kombëtare të Rusisë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=IRYJSmmdRC8