Ceola Waddel Jr që ka jetuar për gjashtë muaj nën një nënkalim në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara, ka vendosur të investojë dhe ta kthejë atë në një banesë luksoze.
Burri 59-vjeçar, i ka vendosur sy divane, shtratin për dy persona, një dollap, si dhe guaskën e tualetit me një jakuzi të improvizuar, transmeton Telegrafi.
Ai ka menduar edhe për miq, të cilëve iu ka siguruar një shtrat, tualet si dhe një tavolinë me ushqime të lehta.
Duke marrë parasysh se në hapësira publike ndalohet konsumimi i duhanit, ai e ka vënë një tendë për tymosje, të cilën edhe e lëshon me qira për 25 dollarë në javë.
“Vendosa të jetoj sikur të gjithë të tjerët, unë dua të jem komod dhe mos të kem probleme, megjithëse jetoj në rrugë”, ka thënë Waddel për këtë vend. /Telegrafi/
https://youtu.be/4GSWu1FlwIg