Një pastor nga Afrika e Jugut gjeti vdekjen pasi tentoi që të agjëronte (pa ngrënë e pa pirë ujë) për rreth 40 ditë e 40 net, për të thyer rekordin e Jezu Krishtit.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, 44-vjeçari Alfred Ndlovu dyshohet se u largua nga shtëpia për udhëtimin shpirtëror më 17 qershor.
Ashtu si Jezusi, Ndlovu la gjërat e botës pas tij dhe u fokusua në Perëndinë.
Vdekja e tij erdhi si një goditje për familjen, anëtarët e kishës dhe komunitetin në përgjithësi.
Njeriu i moshës së mesme njihej kryesisht si një person shumë shpirtëror me një besim që mund të “lëvizte malet”.
Një i afërm i ngushtë tha: “Ai ishte një njeri shumë shpirtëror. Është për keqardhje se si ai vdiq në këtë mënyrë. Pas një muaji kemi marrë lajmin e trishtuar të vdekjes së tij”.
Kufoma e tij u zbulua nga një i huaj pasi ai ishte i vetmuar në shkretëtirë, përcjell Telegrafi.
I huaji pastaj kishte alarmuar policinë, e cila kishte informuar familjen dhe kongregacionin e tij. /Telegrafi/