Site icon Telegrafi

Pastori që “vizitoi Parajsën” u kthye me “dëshmi” fotografike!

Një pastor nga Afrika e Jugut, pretendon se ka shkuar në parajsë dhe se ka fotografi që dëshmojnë vizitën!

Predikuesi evangjelist, i njohur vetëm si Mboro, ka qenë duke u lutur, “kur një forcë e ndritur e ka marrë atë në Qiell”.

Burri që e quan veten profet, është i gatshëm për t’i treguar fotografitë, por ka një kërkesë: për një kopje të fotografive nga Parajsa, ai kërkon pesëmijë randë, që janë rreth 400 euro, transmeton Telegrafi.

Me të dalë kjo histori në medie, Mboro është detyruar t’i tregojë fotografitë apo të mbyll gojën dhe të hesht përgjithmonë.

Por, siç raporton Yahoo, ai është nxjerrë nga situata duke thënë se i është vjedhur telefoni ku gjendeshin ato! /Telegrafi/

Exit mobile version